Ballkani kërkon fitore për t’u shkëputur nga Drita, ndeshje e zjarrtë na pret në Skenderaj

Ballkani kërkon t’i përgjigjet Dritës në të njëjtën mënyrë – të marrë fitoren e radhës për të rikthyer distancën prej pesë pikësh.

Fitorja me përmbysje të jashtëzakonshme nga ana e Dritës dje në derbi ka shtuar presionin mbi supet e skuadrës portokallezi, e cila zbret sot në fushën me bari artificial të stadiumit në Suharekë për t’u ballafaquar me Arbërinë.

Ballkani mezi e kishte mundur Arbërinë në ndeshjen e parë sezonale në Kastriot, ku një pjesë e madhe e fatit të sfidës vendosej nga një penallti kontraverse e fituar nga Mevlan Zeka në minutat e fundit të takimit.

Ekipi nga Dobraja ka treguar që di të jetë shumë i papërshtatshëm për ekipet favorite, mirëpo Ballkani ka statistika të frikshme në shtëpi edhe këtë edicion (gjashtë ndeshje – gjashtë fitore), andaj me të drejtë llogaritet favorit absolut.

Sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër e xhiros së 15.

Në “Bajram Aliu”, Drenica kërkon këndelljen pas dy humbjeve radhazi në ndeshjen ndaj Llapit, ku pikët kanë vlerë të madhe për dy ekipet.

Perparim Beqiri

Leave a comment