Klubet e futbollit në Angli po përcaktojnë planet e tyre për të mirëpritur mbështetësit përsëri në tribuna.
Kjo vjen pasi qeveria tha që spektatorët do të lejohen në vendet e hapura sportive pasi mbyllja dhe bllokimi në Angli përfundon më 2 Dhjetor, përcjell KosovaPress, Liverpooli, West Hami, Tottenhami dhe Evertoni janë midis 10 klubeve të Premier League në kategorinë e dytë, ku 2,000 tifozë do të lejohen të shikojnë ndeshjet.
Ekzistojnë gjithashtu 34 klube të Ligës së Futbollit Anglez, si dhe tetë skuadra të Superligës së Grave në gjendje që të lejojnë mbështetësit të kthehen.
Nuk ka klube në nivelin e parë, ku 4,000 spektatorë do të lejohen të hyjnë në terren. Arsenal do të jetë klubi i parë i Premier Ligës që do të jetë në gjendje të presë mbështetës vendas, për ndeshjen e tyre në Europa League me Rapid Vienna më 3 Dhjetor.
Ndeshja e parë në Premier League që do të mirëpresë tifozët do të jetë West Ham – Manchester United më 5 dhjetor, përpara se Chelsea të luajë me Leeds United po atë ditë.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk është i shqetësuar për shkarkimin dhe pranon se është pjesë e punës.
“Ditën që vendosa të bëhem trajner e di se një ditë do të shkarkohem ose do të largohem nga klubi i futbollit. Nuk e di nëse është një ditë pasi të nënshkruaj kontratën tim, në një muaj, në një vit apo në gjashtë muaj. Unë kurrë nuk shqetësohem për këtë,” tha Arteta të dielën pasi e pa ekipin që humbi 2-1 ndaj Wolves.
Genaro Gattuso vlerësoi “shpirtin” që tregoi në fushë Napoli i tij në ndeshjen ndaj Romës. Të kaltrit triumfuan 4-0 në një sfidë të dominuar nga ata përballë një skuadre që nuk njihte humbje në fushën e lojës në këtë sezon. Në intervistën pas ndeshjes, Gattuso foli edhe për favoritët në garën për titull duke cilësuar Interin e Contes, si skuadrën për t’u mundur.
Ballkani kërkon t’i përgjigjet Dritës në të njëjtën mënyrë – të marrë fitoren e radhës për të rikthyer distancën prej pesë pikësh.
Fitorja me përmbysje të jashtëzakonshme nga ana e Dritës dje në derbi ka shtuar presionin mbi supet e skuadrës portokallezi, e cila zbret sot në fushën me bari artificial të stadiumit në Suharekë për t’u ballafaquar me Arbërinë.
Ballkani mezi e kishte mundur Arbërinë në ndeshjen e parë sezonale në Kastriot, ku një pjesë e madhe e fatit të sfidës vendosej nga një penallti kontraverse e fituar nga Mevlan Zeka në minutat e fundit të takimit.
Ekipi nga Dobraja ka treguar që di të jetë shumë i papërshtatshëm për ekipet favorite, mirëpo Ballkani ka statistika të frikshme në shtëpi edhe këtë edicion (gjashtë ndeshje – gjashtë fitore), andaj me të drejtë llogaritet favorit absolut.
Sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër e xhiros së 15.
Në “Bajram Aliu”, Drenica kërkon këndelljen pas dy humbjeve radhazi në ndeshjen ndaj Llapit, ku pikët kanë vlerë të madhe për dy ekipet.